Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti i PS: Dilni në protesta! Rama po sakrifikon pushtetin për reformën!

Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi i bën thirrje qytetarëve të dalin në protesta, të mbushin sheshet thotë ai e të luftojnë për të drejtat e tyre, për reformën në drejtësi. Sipas deputetit socialist, ambasadorët Lu dhe Vllahutin po bëjnë më shumë se qytetarët shqiptarë me përpjekjet e tyre. Më shumë nga të gjithë, sipas Gaçit po bën Edi Rama që po sakrifikon pushtetin e tij për reformën në drejtësi.

SHKRIMI I DEPUTETIT TË PS, ARTAN GAÇI

Pse duhet te largohet nje kryeministrr qe ka bere me shume reforma ne 3 vjet nga c’jane bere ne 25 vjet ne kete vend, per me teper mbasi ka udhehequr dhe çuar ne parlament reformen me te rendesishme, te pakten per 100 vitet e fundit?

Nese votohet ne date 21, data 22 duhet te jete nje dite pune e madje krenarie per kete arritje duke pritur e marre pergjegjesine per rezultatet e kesaj reforme. Nese nuk votohet, sigurisht vlejne gjithe argumentat e mundshem per te shkuar ne zgjedhje te parakohshme e per ti kerkuar popullit te vendose.

Ka kaq dite qe po luhet kungulleshkash se kush ka dhe sa numra ne parlament. Nentedhjete perqind e shqiptareve jane pro miratimit te  reformes ne drejtesi, dhe mbi 80% pro vetingut nga nderkombetaret. Kjo perqindje duhej te reflektohej edhe mes perfaqesuesve te tyre ne parlament por eshte e kunderta. Thelle thelle, rreth 80% e parlamentit nuk e do vetingun nga nderkombetaret. Sigurisht qe pjesa me e madhe do votojne se nuk guxojne te mos e bejne.

Çeshtja nuk eshte se si do i levizin kulisat e interesat kjo pjese ne parlament, por si do veprojne 3 milion shqiptaret e 2 milion emigrantet qe vuajne perdite pasojat e qe shpresojne per rezultatet. Do presin sondazhin e rradhes per t’u shprehur apo do çohen te luftojne per ate qe besojne e per ate qe duan?

A dini gje qe ambasadoret Lu dhe Vlahutin kane ndonje origjine shqiptare e kane per kete vend dashuri me te madhe sec kemi ne?

A dini gje qe na kane ndonje detyrim e nuk dine si te na e shperblejne?

A dini gje se jemi kaq te rendesishem e kaq te pazevendesueshem?

A dini gje se Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Europian nuk dine ku ti cojne parate e kane vendosur ti shpenzojne kot rrugeve te tiranes?

Mua me rezulton qe asnje nga keto nuk eshte e vertete.

Atehere si ka mundesi qe keta zoterinj ngrihen prej 2 vjetesh mengjes per mengjes e shkojne zyre me zyre duke duruar fodullekun, intrigat e genjeshtrat otomane te disa politikaneve tane qe qysh nga takimi i pare kane pasur qellim t’i zvarrisnin e t’i tallnin duke mos pasur asnje moment deshire e vullnet per te bere kete reforme.

Po si e shpjegoni ju intelektuale te ketij vendi, qe ata vazhdojne cdo dite, nga 5 a 6 takime me keto lloj syresh ne kete vape e pluhur ballkanas e ju nuk levizni as gishtin per t’u qene krah te pakten me fjalen tuaj publike. Ende keni frike te beni forume e t’u beni presion politikaneve duke pasur ne krah Ameriken e BE-ne?

Po ju njerez te ndershem e punetore qe prisni ndeshjen e ardhshme te kombetares per te shfryre ndaj imazhit te keq e per tu ndjere sado pak krenare per kete komb, nuk do ishte me mire te leviznit, te mbushnit sheshet e te luftonit per te drejten tuaj?

Po ju te persekutuar qe kane 25 vjet qe ju zvarrisin pa zgjidhje dhe ua shesin edhe si sistemin tuaj. Keni rrezikuar atehere kur nuk guxonte njeri, nuk keni dhe pak energji per te mbeshtetur Ameriken sot, sic benit dje, ne keto dite kritike te reformes ne drejtesi?

Po ti ishpronar qe te kane bere qepaze e legenosur dyerve te gjykatave, nuk te ka mbetur kaq mllef e rezistence qytetare per t’i fituar gjerat me te drejte e kurajo e jo vetem me te blere e legenosje?

Po ju ushtarake idealiste qe nder vite ju cburrerojne me ato te shkreta pensione e duke ju vjedhur tenderat e ushqimeve e uniformave, ju e kuptoni me mire se shume te tjere cdo te thote sovranitet e si do ishte ai pa ShBA-te.

Po ju emigrante qe mbani Shqiperine prej 25 vitesh, qe beni nga 3-4 pune, qe ju poshterojne vetem pse keni ikur nga kjo Shqiperi e padrejte e qe vuani cdo dite lajmet qe vijne nga Tirana. Nuk i merrni ne telefon familjaret tuaj qe mbani me buke prej 25 vjetesh te dalin para parlamentit e mos kthehen ne shtepi pa u votuar reforma, pa fituar te drejten e tyre?

Po ju sipermarres qe ankoheni perdite per tendera e qe shikoni te pasurohen e t’ju bejne karshillek kush paguan me shume, nuk mund t’i mbyllni nje dite ndermarjet e te shoqeroni ambasadoret Lu e Vlahutin kur luftojne per ne?

Po ju te rinj te Shqiperise, zhytur ne ankthin e te ardhmes te pasigurt, qe s’lini kurs e shkolle pa paguar e gjuhe te huaj pa mesuar me shpresen per t’u larguar nga ky vend. Shkollat e provimet mbaruan. Me idealizmin tuaj nuk mund te mbushni sheshet per t’i dhene zemer Lu-se e Vlahutinit?

Ju tregtare te vegjel qe cdo dite ankoheni per renien e xhiros, e cdo dite shikoni si zvogeloheni nen peshen e pamundesise ekonomike, behuni bashke e ndihuni te rendesishem keto dite vendimtare per vendin.

Ju gra e nena, heroinat e verteta te ketij vendit, qe Enveri ju futi ne pune me tre turne ndersa sot mbani shtepine me nje rroge qesharake nga puna fason. Merrini burrat dhe dilni protestoni qe femijet tuaj te mos kene te njejtin fat.

Ju prinder qe sakrifikoni gjithcka per te bere dy leke bashke per te paguar shkollat e femijeve, e degjoni lloj lloj historish se si shoket e klases, femije gjyqtaresh apo politikanesh nderrojne makinat me te shtrenjta pa mbushur 18 vjec.. Ky eshte momenti per te luftuar kunder ketyre modeleve. Dilni e protestoni per reformen e drejtesi.

Kemi 500 vjet qe datat ne histori ose na i vendosin konjukturat nderkombetare ose na I vendosin qeveritaret te cilat shpesh nuk zgjasin me shume se pushteti I tyre. Ka ardhur koha qe data 21 korrik te mos jete nje tjeter date qyl ne historine tone. Edi Rama e Partia Socialiste po sakrifikon pushtetin e vet per te bere shtet. Por beteja eshte shume e madhe e ka nevoje per te gjithe. Patjeter Rama, Partia Socialiste, ShBA e BE, por duhet edhe mbeshtetja e cdo qytetari per kete ndryshim.

Kauze me te drejte, e aleate me te medhenj nuk kemi pasur e nuk kemi per te pasur kurre. Qe neser rruget e Tiranes duhet te jene plot. Nuk ka asgje tjeter me te rendesishme dhe ne fund te fundit jemi ne pergjegjes per te ardhmen tone, pavaresisht se Lu e Vlahutin po e bejne 100 here me mire punen tone.

 

Please follow and like us: