Albspirit

Media/News/Publishing

Përfundon arratisjen, kthehet në Tiranë gjyqtarja e akuzuar për korrupsion

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea është kthyer në Tiranë. Dy ditë më parë ndaj saj gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të dhe bashkëshortin e saj. Ata dyshohen se u kanë marrë 50 mijë euro një shtetasi në këmbim të një vendimi gjyqësor pro tyre.

Sipas organit të akuzës paratë janë marrë nga bashkëshorti i gjyqtares, Odhisea Andrea.

Gjyqtarja Majlinda Andrea është një prej tyre që kanë firmosur vendimin e pafajësisë së Ilir Metës në video-skandalin me Dritan Priftin.

Please follow and like us: