Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: MOTRA

Sydrita ime, motërza,
E grindur, lodërtare,
Dikur e mbaja hop në krahë,
Si kukull qaramane.
Në zënka lojnash e shamatë,
Me të kisha gjithë botën.
Tani, e rritur, kuptoj… Ç’fat!
Në zemër të mbash motrën.
Please follow and like us: