Rakipllari fiton gjyqin me Çupin, i tha në emisionin ‘Hapur’ të Eni Vasilit se je spiun
Një debat televiziv që përfundoi në dyert e Gjykatës mes gazetarit Robert Rakipllari dhe botuesit Frrok Çupi. Ky i fundit paditi Rakipllarin për “shpifje” pas deklaratave të tij në emisionin “Open”, pasi e quajti “Spiun i Sigurimit”. Por gjykata e ka shpallur të pafajshëm gazetarin.
Ankimi në Gjykatën e Tiranës u depozitua nga Frrok Çupi në 15 qershor 2021, i cili kërkoi ndjekjen penale dhe deklarimin fajtor të Rakipllarit, pasi ky i fundit e cilësoi në emisionin “Open” spiun të sigurimit të shtetit.
Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e tij për anulimin e vendimit të Komisionit të verifikimit.
Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se “i akuzuari Robert Rakipllari nuk ka përhapur thënie që shihen të jenë të rreme, por thënie të publikuara dhe të bazuara në dokumente shtetërore”.
“Në këto kushte, fakti i publikimit të këtyre të dhënave të marra nga dokumente shtetërore nuk përbën vepër penale të shpifjes e për rrjedhojë, i akuzuar duhet të deklarohet i pafajshëm”, deklaron Gjykata.
DEBATI QE I ÇOI NE GJYKATE
Të ftuar në emisionin “Open” më 11 prill 2021, gazetari Robert Rakipllari debatoi ashpër me analistin Frrok Çupi.
Rakipllari: Ke qenë spiun i sigurimit
Frrok Çupi: Ore mban përgjegjësi për këtë
Rakipllari: Po po mbaj përgjegjësi unë
Frrok Çupi: Me këtë që bërë do shkosh në gjyq
Rakipllari: Shko. Unë nuk debatoj me ty
Frrok Çupi: Vendose fjalë që nuk i thashë unë
Rakipllari: Të respektova, të dëgjova deri në fund. Je në vete?
Frrok Çupi: Je një kokërr budalla i dashur
Rakipllari: Je spiun. Ke qenë, mbaje./panorama
Frrok Çupi: E vërteta e akuzave që kam qenë spiun i Sigurimit të Shtetit