Kim Kardashian po thyen (përsëri) internetin
Kim Kardashian po thyen (përsëri) internetin. Kardashian, 41 vjeç, kryeson numrin e shtatorit 2022 “American Dream” me një veshje tërësisht xhins nga Bottega Veneta, xhinset e saj të zbërthyera dhe të ulura mjaftueshëm poshtë sa për të ekspozuar të pasmet e famshme të saj.
Me një look ndryshe, Kim Kardashian ka pozuar në setin e ri fotografik me ngjyrat e flamurit amerikan si sfond.
Përmes profilit të saj në Instagram, 41-vjeçarja ka postuar një seri fotosh dhe videosh me rastin e intervistës që ka dhënë për revistën Interview US.
Kardashian është muza e revistës këtë shtator 2022, me disa nga imazhet e saj që i lënë pak imagjinatës.
Me flokë e vetulla bjonde dhe një model flokësh që të kujton vitet ’70, Kim Kardashian qëndron para kamerës e veshur vetëm me gjërat e nevojshme.
Në foton e parë, ylli televiziv amerikan dhe sipërmarrësja vesh një kostum xhins. Pantallonat e saj janë tërhequr poshtë, kështu që pjesa e pasme e saj është e ekspozuar.
Ky fotosesion vjen vetëm pak kohë pas ndarjes së saj nga Pete Davidson, me të cilin gjithçka dukej se po shkonte mirë.