Albspirit

Media/News/Publishing

Konsumoi mish të prekur nga antraksi, vdes 70 vjeçari nga Libohova

Një 70 vjeçar ka humbur jetën në Libohovë për shkak të sëmundjes së plasjes. Sipas mjekëve, viktima E. Maçi ka konsumuar mish të infektuar nga antraksi.

Sipas mjekëve, i moshuari me profesion çoban ka shenja plagësh në të gjithë trupin si pasojë e sëmundjes.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Bujqësisë ka marrë mostra të mishit për të zhvilluar analiza.

Please follow and like us: