AKEP do të ulë tarifat
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), do të ulë tarifat e dhënies së linjave me qira dhe të aksesit në tubacionet e linjave të komunikimeve elektronike. Mbështetur në analizën e tregut të aksesit në broadband dhe linjave me qira, AKEP do të ulë tarifat për të nxitur më shumë konkurrencën mes operatorëve. Duke filluar nga viti 2017, çdo operator që do të dojë të shtrojë fibër optike në tubacionet e këtyre operatorëve, duhet të paguajë fillimisht një tarifë prej 10 euro për kilometër, ndërsa çdo muaj duhet të paguajë një tarifë që fillon nga 50 euro për kilometër, në varësi të trashësisë së kabllit.
Please follow and like us: