Albspirit

Media/News/Publishing

Ka para – ka festë, qenka kthyer në: Ka para, ka protestë!

Ditët e fundit, redaksitë e lajmeve jane përfshirë ame njoftime organizatash “të minutës së fundit”, me emra nga më të ndryshmet, që njoftojnë për protesta në përkrahje të kryeministrit Rama për të miratuar reformën në drejtësi sipas projektimit të tij dhe mbështetjes SHBA-BE. Publicisti dhe gazetari Dritan Kaba e sheh këtë organizim si një zhurmë e paguar nga miliarderi George Soros përmes organizatave që financon dhe mbështet në Shqipëri. Kaba kritikon faktin se të tilla protesta po bëhen jo për hallet e drejtpërdrejta të qytetarëve, por për projekte të diktuara nga politika.

PROTESTË PËR DREJTËSINË ME DONACIONET E REFORMËS

Reformë nën zhurmën e të paguarve të Soros, do bëjnë protestë pastaj kane nga një muaj plazh të sponsorizuar me donacionet e reformës ne drejtësi, nuk kanë faj, kane prishur pushimet.

Pyeta disa “protestues”, pse nuk protestojnë për fëmijët me leucemi, që po ikin nga kjo jetë për mungesë ilaçesh dhe indiferentizmi shtetar. Duam drejtësi, m’u përgjigjën, se gjithë ato para qe janë harxhuar, po të mos behet reforma do të harxhohen edhe te tjera dhe ne ngelemi pa projekte. Me çfarë do t’i financojmë ditën e prostatës, së lemzës, ditën e shurrës, me çfarë, më thanë, me një arsyetim që nuk i kundërshtoja dot.

Ngela pa fjalë.

Pastaj, ata fëmijë janë sëmurur vetë, – e mbyllën diskutimin.

Po për fushat e mbjella me kanabis, inkriminimin e shoqërisë pse nuk protestoni pyeta. Ata u përgjigjën, po lëre hashashin se na duhet të zhvillojmë ekonominë. Edhe ndonjë e dredhur nuk bën keq, të hap horizontet, njësoj si vijat e bardha.

I pyeta pse nuk protestoni për inkriminimin e administratës, për të zgjedhurit me rekorde kriminale që vazhdojnë të mbajnë postet…

Po vazhdoja të formuloja pyetjet… por më ndërprenë disa si në korr. Ej je në terezi, për këto nuk na paguajnë.

Nuk vazhdova dot pas kësaj përgjigjeje. Kishin të drejtë. Ka para, ka festë, qenka kthyer në: ka para, ka protestë!

– See more at: http://www.noa.al/artikull/ka-para-ka-feste-qenka-kthyer-ne-ka-para-ka-proteste/595155.html#sthash.SkrYnuYs.dpuf

Please follow and like us: