Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni më 11 dhjetor?!
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni pritet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti. Ky është propozimi që del nga bisedimet që mbahen në Përzhinë.
Ashtu siç rrëfen sdk.mk kjo është ideja më e përafërt mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së që pengohet nga propozimi i partisë më të madhe maqedonase e udhëhequr në bisedime nga Nikolla Todorov që thotë se ministri i Punëve të Brendshme do të duhet të organizojë zgjedhjet e parakohshme dhe të jep dorëheqje nga ora 19 në ditën e zgjedhjeve, pra kur të mbarojnë zgjedhjet.
Ky propozim nuk u pranua nga LSDM e cila propozon që e gjithë qeveria të dorëhiqet në ora 19 në ditën e zgjedhjeve, pra kur të mbarojnë zgjedhjet.
Fundjava që kaloi ishte hapësira që ndërkombëtarët i qerasën partitë politike për të diskutuar brenda partisë për hapat e ardhshme.
Please follow and like us: