Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesmeni tropojan rrëfen një histori: Takimi me Erdoganin kur ai ishte njeri i varfër

 

Sahit Muja një biznismen nga Tropoja ka publikuar në faqe e tij në Facebook një rrëfim interesant me liderin turk, Rexhep Taip Erdogan. Ai tregon një takim të tijin me Erdoganin dhe vëllain e tij Mustafën, kur këtë të fundit ishin të varfër dhe të rinj. Ata ishin aktiviste të një lëvizjes politike dhe bënin vepra humane. Shpërndanin ndihma për skamnorët. Sic rrëfen Muja, kur një natë ata kishin shpërndarë ndihma tek një nënë me 9 jetimë, pa lënë ndonjë shënim se kush po ua dergon ato, lutjet e kësaj nëne ishin që këta njerëz të mirë të drejtonin shtetin.

Ky është rrëfimi i plotë i biznismenit shqiptar:

E verteta e Recep Tayyip Erdogan, liderin turk qe e njoh personalisht tash 25 vjet. Miq te nderua duke marre shkase nga lajmet e fundit ne Turqi ku jetojn 5 milione shqiptare e duke pare urrejtjen qe shprehin shqiptaret e perendimoret e Evropes plake kunder ketij njeriu, po ju tregoj te verteten e ktije lideri. Kam qene ne Turqi ne 1992 dhe si boksier jam marre ne klubin Fenerbahçe nga Presidenti i famshem shqiptare i ketije klubi me origjine nga Prizreni Ali Sen. Ne ate kohe Recepi me vellain Mustafen kishin degjuar per mua e erdhen te me takojne, me moren mysafir e me bene nje respekt te jashtezakonshem. Po binte bore ate nate Mustafa zhveshi pallton e tha kjo eshte e jotja mik. Ne ate kohe keta nuk njiheshin fare ne Turqi, ishin te varfer te ardhur nga veriu i Turqise, Trabzon. Kishte nje levizje te nje partie te vogel Refah e ishin aktiviste. Me beri pershtypje sjellja e tyre familjare, perkujdesja e dashuria e tyre. Fillova te ndjek me shume vemendje kete grup, keta njerez bujare. Ishte muaj i shenjet i Ramazanit dhe keta njerez punoni gjithe naten me grate e femijet, ndanin ndihma ushqimore familjeve te varefra. Nje nate Rexhepi e Mustafa me thane: a do te vish me ne sonte. Shperndame ndihma gjith naten. Hoxha thirri ezanin, se Zoti eshte i madh, sa kishim lene pas nje shtepie ndihma ushqimore per 9 jetime e nenen e tyre. Ne iknim dhe nuk lenim asgje te shkruar se kush i sjell kto ushqime. Nga makina pashe nenen qe ra ne gjunj zgjati duart nga qielli e tha. O zot i madh, une s’pata ushqim per femije e robi yt i udhezuar nga ti na ndihmoi. Ndihmoi keta njerz te mire te drejtojne kete vend e jipju bereqet. Lutjet e kesaj nene i degjuam te tre me sy te perlotur. Zoti degjoi e ky njeri eshte njeriu qe drejton Turqin. Dere ne dere, lagje ne lagje, fshat e qytet keta njerez duke punuar arriten fitore historike ne te gjitha zgjedhjet tash 14 vjet. Si ishte Turqia ne ate kohe e si eshte sot? Ne 1992 Turqia ishte e keputur ekonomikisht, korrupsion i papare, papunsi ekstreme, infrastrukture e shkaterruar, vend me borxhe te medha. Rrogat ishin 100 dollare ne muaj. Prostitucioni ishte ne maksimum, kishte femra turke qe shiteshin per 2 dollare ne burdellot ne gjithe vendin. Turqia ishte cope cope, mafja e gjeneralet ushtarake perveres sundonin gjithcka. I lodhur, i derrmuar i pa shpres ky popull i madh i dha voten nje njeriu besimtar ne Zot, nje njeriu puntore. Si eshte Turqia sot nen lidershipin e tij? Sot Turqia rradhitet nder vendet me te zhvilluara te botes ne fushen e turizmit, Agrikultures e shume industrive te rendesishme. Infrastruktura ne Turqi eshte e nivelit amerikan. Rrogat jan rritur mbi 400%. Turqia eshte afer te behet nder 10 ekonomite me te forta ne bote. Turqia ka nder ushtrite me te forta boterore. Papunsia eshte ulur 300% keto 15 vjet. Ne Turqi sundon shteti qe nxjerr me vote sovrani, me nuk sundojne as gjeneralet, as mafia. Turqia ka nje histori pucesh ushtarake e 2 nga lideret pucist i kam pase shume miq Evrenin dhe Turkesin. Turqia ka mbeshtetur fuqimisht Shqiperine e Kosoven. Ne luften e Kosoves pilotet turq kane qene ata qe kane djege Serbine kur ka qene rradha e tyre. Ne Shqiperi e Kosove keto 15 vite Turqia eshte investori me i madh me miliarda euro investim. Keto 25 vite shume miq lidere ne shtetin Amerikane me kan pyetur per liderin turk, po e ndaj edhe me ju, ky eshte njeriu me i mire qe kam njohur ne jeten time. Gabime bejme te gjithe, po pa njohur njerezit mos shani e ofendoni kot. Populli shqiptar ne Turqi sot gezon te gjitha te drejtat. Ne na kane pushtuar te gjithe edhe ottomanet. Ne duhet te dime historine e te ecim para si komb duke ndertuar ura miqesie, ka me shume shqiptare ne Turqi se ne Shqiperi e Kosove.

Please follow and like us: