Albspirit

Media/News/Publishing

Përshëndetjet Franceze – Kujdes me Përqafimet!

Përshëndetjet Franceze – Kujdes me Përqafimet!
S. Guraziu – AP, Mars 2019 (burimi: “French Together” – disa këshilla të huajve, nga Benjamin Houy)

(…për francezët përqafimi është aq i vështirë, shumica e francezëve do t’ndjehen në siklet nëse tentoni t’i përqafoni, përqafimi konsiderohet diç shumë intime, në fakt, frëngjishtja s’ka asnjë fjalë për “përqafimin” : )

***
…e rëndësishme të mbahet mend se shumë francezë tmerrohen nga ideja e të folurit anglisht, njësoj siç anglezët tmerrohen nga ideja e të folurit frëngjisht…

***
…kur t’keni arritur në Francë, gjëja e parë që do t’hetoni është se francezët nuk buzëqeshin aq sa amerikanët…

***
…assesi s’bën të ndodhë që t’hyni në një dyqan e t’mos e përshëndesni shitësin, francezët s’jua falin kurrë këtë lëshim (as kur ikni s’duhet thënë “bye”, më mirë asgjë sesa anglisht : )

***
…kur takoni dikë në Francë, normalisht… kuptohet duhet përshëndetur, zakonisht me përshëndetjen shkon dhe puthja, t’i përshëndesni francezët njësoj siç i përshëndesni bie fjala amerikanët, britanikët e madje dhe spanjollët… është recetë për katastrofë : )

***
…nëse jeni femër, i puthni miqtë, anëtarët e familjes dhe ndonjëherë të njohurit. Nëse jeni mashkull mund t’i puthni vetëm ata të gjinisë së kundërt (dmth. e qartë, assesi meshkujt : )

***
…por mos u shqetësoni, francezët e dinë sa e “turpshme” mund t’jetë puthja e përshëndetjes, ata s’do çmenden nëse i shmangeni puthjes. Nëse puthja (e përshëndetjes) t’jetë e vështirë për ju, mos harroni se përqafimi për francezët është po aq i vështirë.

***
…në Francë, e përqafoni ndonjë dikend të veçantë, nganjëherë miqtë e ngushtë, ama kaq. Shumica e francezëve do t’ndjehen në siklet nëse tentoni t’i përqafoni. Përqafimi konsiderohet diç shumë intime. Në fakt, frëngjishtja s’ka asnjë fjalë për “përqafimin”. Fjala më e afërt “câlin” e ka një kuptim romantik dhe është më afër “përqafimit valentinesk” (dmth. s’është dhe aq afër pafajësisë, nuk konsiderohet përqafim i pafajshëm : )

Please follow and like us: