Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta piktori Sali Shijaku

 

Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku. Prej disa ditësh, Shijaku ishte i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Piktori i mirënjohur shqiptar ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta, e njoftoi i biri Orges Shijaku. “Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për humbjen nga kjo jete të babait tonë, Sali Shijaku. I lehtë të qofte dheu. I kushtove gjithë jetën Artit dhe Shqipërisë”, shkruan djali i tij. Vokacioni i artistit është të ndriçojë thellësitë e shpirtit njerëzor me dritë dhe sot mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku ndriçohet nga drita e parajsës. Sali Shijaku lindi më 12 Mars 1933 në Tiranë.​ ​ Ka përfunduar studimet në liceun artistik Jordan Misja në vitin 1952 dhe ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve “Rjepin”, në Leningrad, sot Shën Petërburg, deri në vitin 1961. Me prishjen e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Sovjetik (Rusisë) dhe Shqipërisë, Sali Shijaku kthehet në Tiranë dhe në vitin 1962 diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Në vitin 1979 nderohet me titullin “Piktor i Popullit”. Që nga diplomimi i tij e deri në ditët e sotme është një nga artistët që ka ekspozuar dhe ekspozon vazhdimisht, në ekspozita kombëtare si brenda dhe jashtë vendit. Shijaku është nga artistët më të njohur të arteve pamore në Shqipëri. Në atelienë e tij janë përgatitur dhjetra breza artistësh të cilët koontribojnë sot në skenën e artit shqiptar.

Please follow and like us: