Albspirit

Media/News/Publishing

Irma Kurti: Rruga me pluhur

Irma Kurti: Rruga me pluhur
Nuk jemi larg nga njëri- tjetri,
një rrugë e pluhurosur na ndan.
Kaloj shpesh aty, ndërsa boritë
e makinave thirrjet e kujtimeve
të së kaluarës mbulojnë në çast.
S’di, do të më duash një ditë
me ndjenjën e dëlirë si dikur;
a do të çlirohesh nga mllefet,
do ta kuptosh që s’ka ndodhur
asgjë dhe gjaku nuk bëhet ujë?
Pyes veten në gjithë këto vite:
“Vallë çfarë kufiri dashurinë
me urrejtjen, të dyja i ndan?
Letra trasparente e cigares,
një tel i fortë apo një fije?”.
Jeta shkurtohet me gërshërën
e një rrobaqepësi, pamëshirë,
hendeqet thellohen, dashuritë
fiken e ndahemi për së gjalli
nga rruga me pluhur unë e ti.
Irma Kurti: Una strada polverosa
Noi due non viviamo lontani,
la strada polverosa ci divide.
Passo spesso di là, i clacson
e i rumori coprono le grida
dei ricordi del nostro passato.
Non so se mi amerai un giorno
con la purezza di una volta;
capirai che nulla è successo,
il sangue non diventa acqua,
dai demoni sarai mai liberato?
Mi sono chiesta in tutto questo
tempo: “Cosa divide il nostro
sentimento, l’amore dall’odio?
La carta trasparente del sigaro,
un filo assai fragile e delicato?”
La vita si accorcia senza pietà
con le grosse forbici della sarta,
gli abissi si approfondiscono,
gli amori si spengono. Noi due
separati per sempre da una strada.