HAKERIMI I SHPITRAVE NJERËZORË ME SKANERIN POETIK TË ZYHDI DERVISHIT
Sazan Goliku
Doli nga shtypi vëllimi i gjashtë poetik i Prof. Dr. Zyhdi Dervishit me titullin “Hakerat e mjergullës”, redaktuar nga Pandeli Koçi. Duke vijuar krijimtarinë poetike me stilin e prirjen e tij të një poezie me nota të theksuara dramatike dhe me pasuri indesh figurative, të larmishme e të mirëstrukturuara, Zyhdi Dervishi reflekton një lirikë me situata aktuale kombëtare të përbotshme dhe gjendje shpirtërore që evoluojnë, të kushtëzuara nga realiteti kaotik që po përjetojmë, i cili është hakeruar me paradokse traumatike në shumëçka. Studiuesi e poeti, edhe në këtë libër, ka ruajtur me finesë pastërtinë e konceptimit artistik origjinal të vargjeve të tij.
Ky vëllim poetik është recensionuar nga poeti, kritiku letrar e kulturologu i mirënjohur Sadik Bejko dhe nga poeti e romancieri me shumë botime brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, Ibrahim Kadriu.
Në këtë vëllim është dhe poema “Rrënjë dhe lule ulliri”, e cila me logjikë artistike kontraversale hedh dritë të veçantë në mjediset shkëmbore, të dallgëzuara dhe flu, ku ngjizet nektari i krijesave poetike, sa të brishta, aq edhe rezistente në luftën e mbijetesës së dinjitetit njerëzor.
Please follow and like us: