Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: Unë u vrava tek ty

Pa dashur unë u vrava tek ty.
Kurrë nuk do jetë mjaftueshëm…
Të thashë ty kur më le,
që s’kam për të të falur.
Sepse e le zemrën e thyer diku në errësirë.
Kurrë nuk do jetë mjaftueshëm.
Jam kaq xheloze për rrugën tënde pa kthim…
Që le thepisje në honet e vargut të papërfunduar…
Le varur buzëqeshjen e strofës ndër sy,
refren të papërcaktuar.
Kurrë nuk do jetë mjaftueshëm.
As kur poezia të mbarojë,
as kur unë të marr frymë lirisht.
Kurrë nuk do të jetë mjaftueshëm.
Derisa zemrat të bëhen bashkë sërish.
Please follow and like us: