Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: Heroit të Popullit, Zylyftar Veleshnja

Ëndrrës me gjëmime,
pa një luftë të rëndë.
Të shkojë të ndihë shokët
Burri s’ka më këmbë…
…….
Hipur mbi një kalë,
udhën heq ndër pyje.
Malet grinin mall,
grykash binin yje.
Një ngërç e mbyt fytit,
ç’kujton asaj ane?
Tek zbraz Tendë e Qypit
urratë partizane…
Ja dhe lapidar’
majës, mbledhur shkaba,
ndizen bëmat zjarr
në njëmijë balada.
Mes shokëve rënë,
borizani vetë,
një këngë të pathënë,
e ngre gjer tek retë.
Syri ç’iu përlot…
(vështirë të qajë burri)
gurët qafos fort
ku derdhej flamuri.
U përul për trimat,
pas tij, gërxhe, kreshta,
tani, shokë me lisat
Zylyftar Veleshnja.
Please follow and like us: