Torturat e derrave shqetësojnë derrërisht konspiracionistët
Derrat e egër plaçkitës kanë goditur një periferi në kryeqytetin e Zelandës së Re, duke vrarë dhi në një fermë urbane, duke frikësuar qentë dhe duke u shfaqur në kopshtet e banorëve. Pronarët e një ferme qumështi në kodrat e periferisë së Brooklyn, 10 minuta nga qendra e Wellington, kanë humbur rreth 60 keca nga derrat gjatë muajve të fundit. Shpesh, gjithçka që mbetet prej tyre janë pjesë të kockave të kecave. “Është një skenë vrasjeje”, tha Naomi Steenkamp, bashkëpronarja e fermës. “Nëse gjejnë diçka që u pëlqen të hanë e marrin”. Këshilli i Qytetit të Wellington-it ka konfirmuar se popullata e derrave të egër në periferi të Brooklyn – e cila kthehet në tokë bujqësore dhe rigjeneron shkurre me shtigje ecjeje – është zgjeruar e po shkakton probleme për vendasit. Ngjarja ka tronditur mjaft konspiracionistët vendas, që prtet ta studiojnë kë rast dhe t1% dalin me një vendim unanim.