Yuri Kim: Ju mbështesim për të reformuar gjyqësorin dhe për tu çliruar nga korrupsioni
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim foli sot në konferencën “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”, mbajtur në nder të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve zyrtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Konferenca, e organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe e mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, mblodhi së bashku diplomatë, historianë, studiues dhe ekspertë nga fusha të ndryshme.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim tha se gjatë 31 viteve të fundit, shqiptarët e kanë nxjerrë vendin e tyre nga hijet e errëta të diktaturës dhe komunizmit për të ndërtuar një vend me të vërtetë të lirë dhe demokratik.
Yuri Kim: Shtetet e Bashkuara kanë qenë krenare që kanë qenë pranë jush për të ndihmuar sa mundemi, krah për krah, ndërsa ju ecni në rrugëtimin tuaj… Ne jemi jashtëzakonisht krenarë dhe duam të vazhdojmë t’ju ndihmojmë në këto momente kyçe, që të vazhdoni të ecni përpara. Kjo është arsyeja përse ne e vëmë kaq shumë theksin në mbështetjen tonë për përpjekjen e Shqipërisë për të reformuar sistemin e saj gjyqësor dhe për të çliruar këtë shoqëri, këtë vend, nga korrupsioni.