Albspirit

Media/News/Publishing

Klodeta Dibra: Çasti i kthesës historike

 

 

 

Pak ditë kanë mbetur nga çasti i kthesës historike. Jemi në udhëkryqin midis vullnetit për të bërë Shtet të së drejtës apo për të mbetur, si për shekuj me rradhë, midis Lindjes dhe Perëndimit, duke anuar gjithnjë nga orientalizmi më i pashpresë. 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të votojnë Reformën e shumëkërkuar nga populli shqiptar dhe mbështetur si rrallëherë nga politika perëndimore, SHBA dhe BE. Ata janë zgjedhur atje për të përfaqësuar interesat e popullit shqiptar. T’i lënë interesat partiake dhe vetjake dhe të mendojnë për ato kombëtare. Integrimi i vërtetë i Shqipërisë fillon me çastin e votimit të Reformës. Sot shqiptarët janë Zot të fatit të tyre. Askujt politikani mos t’i shkojë ndër mend se mund të vonojë bashkimin e Shqipërisë me familjen biologjike europiane. Si qytetare dhe kontrubuese në demokratizimin e shoqërisë shqiptare, u bëj apel deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që 21 korrikun ta kthejnë në ditë feste për mbarë kombin shqiptar.

 

Please follow and like us: