Albspirit

Media/News/Publishing

Transplanti i veshkës, Albani i verbër: Më ndihmoni të kryej ndërhyrjen 

Alban Hoxha vuan mungesën e shikimit dhe vitet e fundit po përballet me sëmundjet rëndë të veshkave,  por kuraja e tij për jetuar është e më e ndritshme se gjithçka tjetër. Ai ka lindur i verbër, po ashtu dhe vëllai tij më i vogël. Familjarët i njeh nëpërmjet prekjes dhe zërave. Mes sforcove përpiqet të ndërtoj të ardhmen. 3 vite më parë, luhatja e  thjeshtë e tensionit sollën nevojën e ndihmës së mjekëve dhe pak ditë më vonë mësoi se veshkat po humbin funksionin e tyre.

Albani: Pata tension të lartë mbi 18 dhe u shtrova në spital rreth një javë. Pas dy javësh u futa në hemodializë dhe pastaj më thanë se duhet transplant.

Nga hemodializa, Albani do të përballen me një sfidë të vështirë: kryerjen e transplantit të veshkave.

Albani: Unë kam tre vjet që jam diagnostikuar me problemin në veshka, që vazhdoj hemodializën.

Ai nuk ka dhurues, ndaj përtej gjendjes shëndetësore familja Hoxha përballet me vështirësi ekonomike. Apeli është për të gjithë të mundurit, që duan të kontribojnë të ndihmojnë Albanin të bëj hapin më të rëndësishëm të jetës; kryerjen e transplantit të veshkave.

Albani: Kryerja e transplantit është shumë e nevojshme, por unë nuk kam dhurues që ta bëj këtë transplant nga familjarët e mi pasi kanë probleme shëndetësore. Me anë të tv tuaj Ora News, i drejtohem ndonjë biznesi ose kush ka mundësi që të më ndihmojë nga ana financiare, pasi unë nuk kam mundësi ta kryej me paratë e mia këtë transplant. Unë dua ta bëj jashtë shtetit, sepse këtu në Shqipëri nuk është e mundur pasi ligjet janë ndryshe nga ata të Bashkimit Evropian.

Albani ka përfunduar instituti e të verbërve “Ramazan Kabashi” dhe aktualisht studion për shkenca politike në fakultetin e shkencave sociale. Ëndrra e tij e shkollimit, ajo e fitimit të lirës qoftë në këto kushte veniten në rast se nuk kryhet transplanti./Ora News/

Kush do të ndihmojë Albanin:

Raiffeisen Bank: AL36202111230000000000799800 llogaria në lekë

Raiffeisen Bank: AL55202110130000000010799800 llogaria në euro

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=PaW6NwnVtsk]

Please follow and like us: