Anila Kalleshi: Vakti i mëngjesit në shëndetin e njeriut
Për të patur jetë të shëndetshme dhe për të rifituar forma të mira trupore ekzistojnë disa rregulla të arta që ju duhet t’i ndiqni:
Mos anashkaloni vaktin më të rëndësishëm të ditës, atë të mëngjesit
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Sindroma metabolike është një nga çrregullimet e shpeshta të metabolizmit që karakterizohet me së paku dy nga këto komponentë: rritjen e masës trupore, shtresëzimin e madh të yndyrës në zonën abdominale ose ndryshe në zonën e barkut, nivele të larta të lipideve (yndyrave) në gjak, rritje të shtypjes së gjakut dhe rritje të nivelit të sheqerit në gjak. Pas gjumit të natës, mëngjesi është mjeti i përsosur për të filluar metabolizmin dhe sigurimin e energjisë për vijueshmërinë e ditës. Duke qenë vakti i parë pas zgjimit, ai duhet të na japi energji të mjaftueshme për të gjithe ditën si dhe te gjitha sfidat që na presin. Duke konsumuar mëngjesin trupi ynë është furnizuar me energji. Organizmi ynë vazhdon të konsumojë energji edhe në gjumë. Pas 8-10 orësh pa ushqim, ka nevojë të hidratohet, të fuqizohet dhe të marrë dozën e duhur të glukozës. Dita është e gjatë dhe duhet të jetë produktive. Ngrënia e mëngjesit përmirëson përqëndrimin. Kur hani mëngjes përmirësoni nivelin e përqëndrimit, kapacitetin e memories dhe gjithashtu rezistencën në aktivitete fizike. Shkencëtarët suedezë kanë analizuar ndikimin e ushqimit të mëngjesit në gjendjen shëndetësore në vitet në vijim. Ata i kanë analizuar shprehitë ushqyese të nxënësve të shkollave fillore dhe i kanë analizuar për 27 vite. Rezultatet kanë treguar se pjesëmarrësit në studim, të cilët nuk e kanë ngrënë mëngjesin me rregull, kanë qenë për 68 për qind më të rrezikuar që në të ardhmen ta zhvillojnë sindromën metabolike (në krahasim me ata, të cilët e kanë konsumuar mëngjesin çdo ditë). Rritja e indit yndyror në zonën abdominale dhe rritja e nivelit të sheqerit në gjak, janë paraqitur shumë më shpesh të pjesëmarrësit që e kanë anashkaluar vaktin e mëngjesit.
Është vërtetuar shkencërisht se ata që hanë mëngjes kanë tendencë të peshojnë më pak se ata që nuk e bëjnë dhe e kanë më të lehtë për të humbur peshë. Një zgjidhje e shkëlqyeshme për mëngjesin janë drithërat me qumësht gjysëm të skremuar, sepse përveç që janë një ushqim i lehtë dhe i plotë, ato kanë avantazhin e sigurimit të fibrave, kalciumit, vitaminave dhe mineraleve. Të hash valtin e duhur në mëngjes ndihmon në mbështetjen e trupit për të paktën disa orë. Paradite, mund të keni një zemër të lehtë me një frut ose perime (karrota) për të arritur në drekë pa uri të tepruar. Në përgjithësi, anashkalimi i vakteve është i barabartë me shtimin e katër kilogramëve në peshë. Mjekët dhe nutricionistët nuk do të lodhen kurrë që ta përsërisin atë dhe studiuesit e përsërisin atë: anashkalimi i vakteve çon në marrjen e vakteve të vogla, por kalorike gjatë ditës, ose mund të hani me tepri vaktin tjetër. Për më tepër, ekuilibri i metabolizmit prishet: me agjërimin, mesazhi që ne i komunikojmë trupit tonë është ai i një urie të vazhdueshme dhe për këtë arsye trupi fillon të ruajë yndyrat që duhen konsumuar.
Eleminoni nga shtëpia ushqimet që ju pëlqejnë po që kanë kalori boshe dhe jo vlera ushqyese.
Qëndroni të përqëndruar kur konsumoni ushqim
Të hani pa i kushtuar vëmendje asaj që keni në pjatë dhe asaj që kemi në dorë është një nga formulat më të gabuara për një dietë. Ushqimi dhe mendja janë të lidhura ngushtë. Nëse hani ndërsa bëni gjëra të tjera, keni dy rreziqe kryesore: nga njëra anë, mbushni veten përtej sensit të ngopjes dhe nga ana tjetër, duke harruar që keni ngrënë mund te ndiheni të uritur shumë më herët sesa do të ishte normale.
Konsumoni avash dhe përtypeni mirë ushqimin
Ngrënia para kompjuterit, në makinë, gjatë lëvizjes, të gjitha janë gjërat për t’u shmangur. Me fjalë të tjera, ju duhet të hani ulur, duke i kushtuar të paktën një çerek ore çdo vakti.
Shtroni tryezën dhe përdorni pjatat
Përdorimi i pjatës ndihmon në kontrollin e pjesëve. Të hash direkt në enë, edhe nëse ndonjëherë është e papërmbajtshme dhe e shpejtë, pasi jeni të lodhur, është e dëmshme. Ne hamë shumë më shumë sesa duhet dhe shumë më tepër sesa do të donim.
Kontrollo porcionet
Përdorni pjata me madhësi normale ose të vogla. Meqenëse syri gjithashtu dëshiron pjesën e tij, një pjesë e ushqimit në një pjatë të vogël mund të japë ndjesinë e të ngrënit më shumë. Nga ana tjetër, në një pjatë të madhe, një pjesë e “dietës” mund të jetë e vogël.
Shmangni konsumimin e ushqimeve jashtë.