Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet të dinë shqiptarët
Për të gjithë shqiptarët që duan të aplikojnë për lotarinë Amerikane, këtë mund ta bëni duke filluar nga nesër. Në një njoftim zyrtar të Ambasadës Amerikane, bëhet me dije periudha e regjistrimit për Programin DV-2024 fillon nesër, 5 tetor 2022, në orën 12:00 të mesditës dhe përfundon të martën, më 8 nëntor 2022, në orën 12:00 të mesditës, me orën standarde lindore (EST) (GMT-5).
Duhet theksuar se aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, rregull ky që është futur në fuqi prej 3 vitesh, pasi aplikimi nuk mund të bëhet vetëm me kartë identiteti. Do jenë rreth pesë javë në dispozicion për të aplikuar, ndërsa kriteri bazë është se aplikanti duhet të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të ketë dy vjet eksperiencë e pune.
Ndërkohë që qytetarët e interesuar mund të aplikojnë falas në https://dvprogram.state.gov/.