Albspirit

Media/News/Publishing

Gjelok Marko: Jeniçerët

Jo rallë historia na dëshmon se kur si pushtetarë caktohen tradhëtarët këta për hir të karrierës së tyre ata ja kalojnë nga zelli dhe armiqve më të egër.

Episodet më të dhimbshme në kalvarin e historisë së popullit shqiptar i shohim në tragjedinë që u shkaktuan nga jeniçerët. Në folklor lexojmë se si vëllai, që ish rrëmbyer i vogël nga ushtria Otomane dhe tani që kthehet si jeniçer; në verbërinë e tij kërkon të dhunojë motrën, por ndërhyn stuhia e erës, ndërhyjë zogjtë e qiellit që flasin në gjuhë njerëzore dhe nuk lejonë që të bëhet hataja më e madhe, nuk lejojnë të bëhet e pabëra.

Shkrimtari i shquar Mitrush Kuteli e përshkruan këtë plagë që i solli Shqipërisë e shqipëtarëve e ashtuquajtura “Taksa e Gjakut”, në disa nga rrëfimet e tij, po ne do të përmëndim vetëm atë që thuhet te rrëfimi për Malush Agën e Katunishtit. Aty na tregohet se si një hero lufton e mbron trojet e tija dhe spraps me sukses armiqtë. Po më vonë ndodh tragjedia: Rëmbehet nipi i tij dhe çohet në Turqi. Vite më vonë kthehet si komandant ushtarak dhe me të gjitha mënyrat lufton dhe mundohet të nënështrojë nën këmbën e Turkut malet e trojet për të cilat kish luftuar me aq trimëri gjyshi i tij: Malush Agë Katunishti. Shqipen e dinte po nuk e fliste kurrë se i vinte turp e ndot nga gjuha që mësoi e nënës…

Historianët dëshmojnë se kur djemtë e mitur rrëmbeheshin me synimin për tu bërë jeniçerë punohej me të gjitha mënyrat që tek ata të krijohej një urrejtje e një përbuzje e pakufishme në radhë të parë për atdheun, për gjuhën për kombin dhe për gjithshka që lidhej me prejardhjen e tyre. Shumë pak vetë i shpëtonin influencës së kësaj propagande. Kur bëheshin ushtarë shumë prej jeniçerëve luftonin më me tërbim kundra vetë vendit e kombit të tyre, sepse ai ish kombi që ata ishin mësuar ta urrejnë e ta përbuzin më shumë se këdo tjetër.

Por mjerisht praktika e jeniçerëve nuk morri fund me pushtimin Otoman, përkundrazi u përdor e po përdoret edhe sot nga fqinjët tanë, si edhe nga të tjerë, në disa raste me forma e metoda edhe më të egra.Që gjatë kohës kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Otomane dhaskalët grekë, të cilët kishin të drejtën të hapnin shkollat e tyre në territoret ku jetonte popullsia Ortodokse shqiptare, e shfrytëzuan këtë rast për të indoktinuar e mundësisht për të krijuar batalionet e tyre të jeniçerëve të Megaloidhesë. Kisha Ortodokse Greke nga ana tjetër mallkonte gjuhën shqipe etj, etj.

Natyrisht që edhe Sërbia e Rusia si dhe kishat e tyre Ortodokse Sërbe e Ruse nuk bjenë më poshtë: kanë punuar e vazhdojnë të punojnë për të krijuar batalionet e tyre të jeniçerëve, sidomos në rradhët e politikanëve të korruptuar shqiptarë. Menjëherë pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar politikanëve të korruptuar ju bë e qartë se, në qoftë se donin të vinin në pushtet në mënyrë ilegjitime ndihma do tu vinte nga Sërbia. Dhe këtë mundësi i pari e shfrytëzoi Ahmet Zogu. Për këtë Sërbia kërkonte që të dhurohej Shën Naumi, etj po jo vetëm kaq. Për çdo vendim duhej marrë udhër nga Beogradi. Në fundin e jetës së Pashiçi tha: “ Vetëm Ahmet Zogu ma ka hedhur, e solla në pushtet po shkoi me italianët!”

Historikisht, pas Ahmet Zogut me ndihmën e Sërbisë në pushtet ardhi Enver Hoxha. Faktet historike pët këtë periudhë janë të njohura prandaj nuk na duhet të japim shpjegime e komente të gjata.

Sot Shqipëria faktikisht sundohet nga Edvin Kristaq Rama. Nuk e dimë se sa ndikuan Rusia e Sërbia në mënjanimin nga pushteti të Fatos Nanos e më vonë të Pandeli Majkos, etj që ti hapej rruga të vinte në krye Edvin Kristaq Rama. Nuk dimë nëse Rusia e Sërbia kanë ndikuar që Edvin Kristaq Rama të fitonte edhe mandatin e tretë, prandaj nuk mund të themi sot për sot asgjë në këtë pikë. Në të ardhmen kur një ditë, me ndihmën e Zotit, të hapen arkivat në Beograd e në Moskë mbase historia do të nxjerrë në dritë fakte të reja.Po ama kemi mjaft fakte për të thënë: Kurrë Shqipëria nuk është sunduar nga një pushtetar më filosërb se Edvin Kristaq Rama.

Ahmet Zogu, pasi ardhi në pushtet i ktheu krahët Pashiçit dhe e orjentoi Shqipërinë nga Perëndimi. Bëri reforma që forcuan bujqit e blektorët shqiptarë, u krijoi mundësi të forcohen ekonomikisht. Po ashtu bëri reforma në arsim e kudo.

Edhe Enver Hoxha nuk arriti të tregohet kaq filosërb sa Edvin Kristaq Rama. Kur Stalini ju kundërvu Jugosllavisë Enver Hoxha u bashkua me Stalinin, madje i sugjeroi Bashkimit Sovjetik të luftohej kundër Jugosllavisë dhe ish gati të vinte në dispozicion gjithë potencialin e Shqipërisë në këtë luftë.

Përkundrazi Edvin Kristaq Rama edhe kur Bashkimi Evropian, USA e NATO u kundërvihen Sërbisë e Vuçiçit u qëdron atyre besnik e lufton deri në fund në një llogore me ta. Rama është dhe mbetet në çdo situatë avokat i Sërbisë dhe veçanërisht i Joseph Goebbels të Millosheviçit, duke ju kundërvënë edhe interesave e politikës së Bashkimit Evropian e NATO-s me më tepër vendosmëri se kushdo tjetër, me një vendosmëri që arrin deri në çmënduri.

Le ta gjykojë kushdo nëse Edvin Kristaq Rama meriton të quhet Jeniçer i Sërbisë, jeniçer i Joseph Goebbels-it të Milloshevoçit, Vuçiç.

Dikush mund të na thotë: “Ngadalë se jeniçerët nuk karakterizohen vetëm nga besnikëria ndaj padronëve të tyre. Që ti japim Edvin Kristaq Ramës titullin e “Joseph Goebbels-it të Millosheviçit, Vuçiç, duhet të vërtetohet edhe ana tjetër e medaljes: a e urren dhe e përbuz ai Shqipërinë, Shqiptarët si dhe çdo gjë që lidhet me idealet e kombin Shqiptar?

Mjerisht faktet na detyrojnë që edhe kësaj pyetje ti përgjigjemi:Po!!!

Populli thotë: “Më thuaj me kë rri të të them se cili je!”  Cili është miku i zemrës së Edvin Kristaq Ramës? Gjithë bota e di: Joseph Goebbels-it të Millosheviçit, Vuçiç! Dhe se sa i përkushtuar është Vuçiçi si SS i idesë së Sërbisë, se sa është i përkushtuar ai ndaj ideve të Çubrilloviçit e të “etërve” të tjerë të idesë së Sërbisë së madhe, ide që kërkojnë zhdukjen e kombit shqiptar, kjo është e deklaruar e dokumentuar publikisht. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Joseph Goebbelsi i Hitlerit propagandonte se për një SS të vrarë duheshin maskruar 10. Joseph Goebbelsi i Millosheviçit propagandonte se për çdo çetnik të vrarë duhej të masakroheshin 100…

I miri zgjedh si mik të zemrës të mirin, i ndershmi, të ndershmin; atdhetari, atdhetarin kurse anti-shqiptari, anti-shqiptarin!

Tani le të shohim politikën që na ndjek Rama. Le të shohim buqësinë e blektorinë? Përse detyrohen të largohen bujqit e blektorët shqiptarë? A është politikë në dobi të Shqipërisë ta vendosish vendin në varësi nga Sërbia edhe për bukën e për prodhimet bazë ushqimore?

A është një patriot apo një antishqiptar që e vendos Richard Hodges në krye të Bordit për Butrintin?

Si mund ti jepet një personi, që njihet si më ekstremi për pikpamjet e tija antishqiptare,pikërisht këtij personi i jepet e dejta të bëjë gërmime arkiologjike në Butrint dhe pastaj të inerpretojë e të rishkruajë historinë tonë kombëtare?

Nga ana tjetër sa e si po financohen Universitetet dhe Institucionet tona për ta bërë këtë gjë?

A mos janë dy anët e të njëjtës medalje, dy pjesë të të njëjtit plan: Vendosja e Richard Hodges në krye të Bordit për Butrintin dhe nga ana tjetër mosfinancimi i Institucioneve e Universiteteve të Shqipërisë dhe të gjitha problemet që po dalin në dritë në këtë fushë?

A mos po i kërkon Beogradi e Moska Edvin Kristaq Ramës të shkatërrojë Universitetet e Institutet Shqiptare?

Edhe Enver Hoxha dhe qeveria e tij, të cilët me të drejtë kritikohen për shumë nga vendimet e tyre, kurrë nuk do të binin në një llum të tillë antishqiptarie sa të caktonin një person si Richard Hodges në krye të Bordit për Butrintin dhe as nuk do ti katandisnin Universitetet e Institucionet  në një gjëndje të tillë si pasojë e mosfinancimit.

Ansnjëherë gjatë historisë nuk ka patur kushte më të favorshme për Shqipërinë e për kombin shqiptar, asnjëherë nuk ka patur më tepër mundësi për të ecur drejt Evropës, drejt lirisë, po Edvin Kristaq                Rama e klani i tij i jeniçerëve po bëjnë çmos që ta mbajnë kombin shqiptar të lidhur me prangat e përgjakura të Sërbisë.

Historia na dëshmon se Senati i Romës ka qënë një nga institucionet më dinjitoze të përbërë nga njerëz të shquar të cilët dalloheshin për integritatin e cilësitë e tyra morale. Kështu ish për shumë vjet. Por në kohën kur ardhi në pushtet perandori Kaligula vendosi me dekret perandorak që kali i tij të caktohej senator, dhe kështu ndodhi.Dëshmohet se meqë kali, si çdo senator tjetër detyrohej të rrinte për një kohë të gjatë në një hapësirë që ishte tepër e ngushtë për të kështu që nervozohej dhe bënte lëvzje të vrullshme. Kjo bënte ata senatorë që kishin fatin e keq të ndodheshin afër tij në ato momente, ta pësonin. Po kështu edhe kur ai urinonte apo lëshonte ekskramentet e tija ndodhte e njëjta gjë.Fatmirësisht antarët e qeverisë Rama, se nuk do të ish e saktë ta quanin qeverinë e Partisë Socialiste, se kemi të bëjmë me diktatin e një personi, po këta antarë qeverie nuk janë sot në rrezik as të goditen nga thundrat e kalit e as të lagen apo të llangosen me ekskramentet e kalit, si dikur kolegët e tyre në kohën e perandorit Kaligula. Shumë mirë për ta! Po nga ana tjetër votimi unanim për kandidaturën a Richard Hodges në krye të Bordit për Butrintit, e votime të tjera të ngjashme, a nuk i njëllos ata me ku kundërmimin e erës së antishqiptarisë, me kundërmimin që vjen nga Joseph Goebbelsi i Millosheviçit, Vuçiç?

Besnikëria ndaj Partisë, ndaj udhëheqësit e politikës së tij, cilado parti qoftë, cilido drejtues partie qoftë ai, në asnjë moment apo situatë, kurrë nuk duhet të na çojë deri në atë pikë sa të tradhëtojmë interesat e kombit. Çdo anëtar të qeverisë si dhe çdo shqiptar cilido qoftë, në çfarëdo pozite qoftë historia sot e ka vendosur para udhëkryqit: Ti nënështrohet jeniçerit të Sërbisë, jeniçerit të Joseph Goebbels-it të Millosheviçit, Vuçiç dhe rjedhimisht të bëhet edhe ai pjestar i korpusit të jeniçerëve të Sërbisë ose të ndjekë rrugën e atdhetarisë. Dhe këtu e kemi fjalën për rrugën e atdhetarisë jo për rrugën e një partie tjetër apo të një lideri alternativ.

Psalmi 7:

9 Jepi fund ligësisë së njerëzve të këqij, por vendos njeriun e drejtë, sepse ti je Perëndia i drejtë, që provon zemrat dhe mendjet.

10 Mburoja ime është te Perëndia, që shpëton ata që janë të drejtë nga zemra.

11 Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet çdo ditë me keqbërësit.

12 Në qoftë se keqbërësi nuk ndryshon, ai do të mprehë shpatën e tij; e ka shtrirë harkun e tij dhe e ka përgatitur.

13 Ai ka përgatitur kundër tij armë vdekjeprurëse, i mban gati shigjetat e tij të zjarrta.

14 Ja, keqbërësi lind padrejtësinë; ai ka konceptuar ligësinë dhe ka për të pjellë mashtrimin.

15 Ai gërmon një gropë dhe e bën të thellë, por bie vetë në gropën që ka bërë.

16 Ligësia e tij do të kthehet mbi kryet e vet dhe dhuna e tij do të bjerë mbi çafkën e kokës.

17 Unë do ta falenderoj Zotin për drejtësinë e tij, dhe do të këndoj lëvdime në emër të Zotit, Shumë të Lartit.

Please follow and like us: