Helena Kadare për nobelisten franceze: Nuk e njohim, nuk e kam njohur kurrë
Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare, në një prononcim për Euronews, ka folur për fituesen e fundit të nobelit në letërsi. Sipas jurisë së Nobelit, çmimi në Letërsi për vitin 2022 iu dha shkrimtares Ani Ernaux.
Ky çmimi i është dhënë shkrimtares franceze “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.
Helena Kadare:
Edhe pse jetojmë në Francë nuk e njohim këtë emër. Nuk e kemi njohur kurrë. Është një emër që e dëgjojmë për herë të parë.
Ismail Kadare:
Helena Kadare:
Ka 40 vjet që pret në listën e fundit. Edhe fakti që se ka marrë tregon se kemi një juri të njëjtë dhe ka thënë jo për 40 vjet. Është e njëjta juri.
Theksojmë se prej vitesh shumë studiues dhe letrarë kanë komentuar fituesit e Çmimit Nobel për Letërsi. Aty shikojmë emra të panjohur, jo vetëm për publikun shqiptar por edhe atë botëror. Janë emra që shkruajnë një letërsi jo të admirueshme për publikun e gjerë.