Albspirit

Media/News/Publishing

Botuesi Hudhri: Zhgënjim që çmimi Nobel nuk i është dhënë Kadaresë

Botuesi Bujar Hudhri u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se është një zhgënjim që çmimi “Nobel” në letërsi nuk i është dhënë asnjëherë shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare.

“Përjetimi im nuk ka si të ndryshojë nga përjetimi i çdo lexuesi shqiptar, duke njohur Kadarenë në kaq vite krijimtari, edhe nga brezi i ri e di vlerën e Kadaresë, është një zhgënjim. Pavarësisht se është një çmim privat, dhe nuk mund ta kritikojmë, është një zhgënjim. Unë fituesin e Nobel nuk e kisha njohur asnjëherë”, u shpreh ai.

Euronews Albania ndoqi ‘live’ reagimin e shkrimtarit kombëtar shqiptar, Ismail Kadare, teksa ndiqte ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel, i ulur në një nga lokalet në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

I pyetur nga Euronews Albania nëse ishte zhgënjyer që përsëri nuk kishte mundur të fitonte këtë çmim, Kadare u përgjigj se nuk kishte asnjë lloj përjetimi.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Helena Kadare u shpreh se shkrimtaren që fitoi Nobelin nuk e njohin, madje nuk e kanë dëgjuar edhe pse prej shumë vitesh jetojnë në Francë.

Please follow and like us: