Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë vendosi takimi Rama-Meta-Basha?

Me sa duket takimi i tre liderve te partive ka vendosur të mos marrë asnjë vendim përderisa ata kanë rënë dakord që ekspertët të vazhdojnë negociatat.

Duket se diskutimi është zhvilluar mes Ramës që mbron të plotë dhe të palëvizshëm propozimin e fundit të Nuland, pra që gjykatësit dhe prokurorët të kalojnë në sitën e ndërkombëtarëve dhe Bashës i cil këmbëngul që një rol i tillë për përfaqësuesit e ShBA dhe BE bie ndesh me kushtetutën e vendit dhe me rekomandimet e komisionit të Venecias.

Basha që doli i dyti nga takimi tha se do punohet për të gjetur një kombinim mes venecias dhe propozimit të Nulandit. Pra me një fjalë palët edhe pas takimit kanë mbetur aty ku ishin para tij.

Me sa duket ky takim i vlejti më shumë protagonizmit të kreut të kuvendit që qe mikpritësi i tij. Që nga vizita e fundit e Nuland dukej sikur Meta ishte lënë jashtë loje nga ndërkombëtarët deri në daljen e tij të djeshme publike.

Please follow and like us: