Albspirit

Media/News/Publishing

Konfuzion me rrëfimin e e gjeneralit për grushtin e shtetit. Kush është e vërteta?

Përgjigja e ish-komandantit të Forcave Ajrore turke është kontradiktore me atë që raportuan mediat. Më herët ditën e sotme, agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu raportoi se ish-gjenerali Gen Akin Ozturk u kishte thënë hetuesve se ai “veproi me qëllim që të organizonte një grusht shteti”. Por ndryshe nga kjo, dy agjenci të tjera private thanë se gjenerali kishte mohuar se kishte gisht në grushtin e dështuar të shtetit të së premtes. Agjencia NTV e citoi Ozturk-un duke thënë: “Unë nuk jam pjesë e atyre që planifikuan apo derjtuan përpjekjen për grusht shteti…dhe nuk e di kush e bëri”. Anadolu raportoi se ai ishte një nga 112 gjeneralët dhe admiralët që ishin ndaluar. 50 prej tyre janë mbajtur në paraburgim në pritje të gjykimit. Ministria e Brëndshme po ashtu thuhet se caktoi gati 9000 policë si pjesë e punës për të spastruar zyrtarët e dyshuar për pëfshirje. Rreth 231 persona vdiqën dhe 1400 u plagosën gjatë dhunës që pasoi grushtin e shtetit.

Please follow and like us: