Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Vjenë…

Në ty kalova gjysmën e jetës
Në mua le kujtime që i mora me vete
Te ti u shkollova dhe u pavarësova
Jam krenare që nga ti shumë kulturë mora
Kur flas për ty kam shumë të tregoj
Nga ty u udhëhoq perandoria më e madhe në Evropë
Sa eci nëpër oborret e tua mbretërore
Herë në Schönbrun, herë në Belvedere
Kur i shikoj pallatet mbretërore me drita në mbrëmje
Mendoj këto mund t’i ketë ndërtuar vetëm një dorë hyjnore
Bukuri përrallore në kopshtet e Vjenës prej trandafilave deri te jaseminet
Në Hofburgun e famshëm i takon kalorsit
që kalërojnë me lipicanët nëpër oborret shekullore
Ti i ruan ende armët e Skëndërbeut
Që një ditë të vijmë t’i marrim t’i kthejmë te atdheu
Aty është thesari i perandorisë austro-hungareze
Aty janë sallonet ku luajti Mozarti për Maria Terezën
Aty lindi Frojdi, aty lindi Shtrausi
Aty krijoi Zvajgu dhe Amadeusi
Në Burgteater luajti Moisiu
Aty themeloi Konica shoqatën ‘Albania’
Përulem para mbretit Franc Josef
që e ndihmoi Shqipërinë të shpallet shtet ne vete.
9 Tetor 2022.
Please follow and like us: