Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Rruga e vjetër lyer me gëlqere të bardhë…

Rruga e vjetër lyer me gëlqere të bardhë…
Kjo është një rrugë e vjetër që kishte shumë dhimbje e lot, por zgjodha ta lyej me gëlqere të bardhë, hekurat rrethuese me bojëqiell dhe portën e ndryshkur ngjyrë jeshile…
Çdo veprim që bëja aty kishte një kuptim!
Banorët që jetonin pas kësaj rruge më prisnin gjithnjë me buzëqeshje, ndaj e kisha instaluar në fytyrë atë dhe sa herë kaloja derën e hekurt që një punonjës policie mezi e hapta nga pesha saj e rënduar ndër vite, nga ndyshku dhe çelësi i madh që mbante, më jepte një mijë ndjesi të çuditshme…
Ishte rrugë e gjatë deri te vajzat e gratë që kishin kufizim lirie dhe e prisnin me padurim hyrjen time brenda zonës së mbrojtur, kjo kishte një peshë jo e lehtë për supet e mia…
Mundohesha të kultivoja pak buzëqeshje, ashtu sikurse ato mbillnin sallatë, e lule në kopshtin e vuajtjes…
Desha të instaloja një dritë shprese n’fund të rrugës së tyre mbushur me dhimbje!
Please follow and like us: