Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Armët e Skënderbeut

Sot isha në Hoffburg
Në muzeun e armëve
Që ishin pafund
Pallati mbretërorë i Maria Terezës
Mban shumë thesarë
Përbrenda vetes
Nga shumë thesare
Të mbledhur anë e kënd botës
Zemrën ma morën
Armët e Gjergj Kastriotit
Në sytë e mi
Rrodhën dy lot gëzimi
Që preka me dorë
Armët e shenjtërimit
Ajo shpatë mbrojti gjithē shqiptarinë
Bashkē me Vatikanin
Dhe aleatët e tij
Përkrenarja e Gjergjit
Me kokën e artë të dhisë
Më rrēfente për lashtësinë tonë
Të ilirëve e të pellazgisë
Ajo dhi e njëjtë
Kishte ushyqer Zeusin
Për të vu në Evropë
Zanafillat e para të shtetit dhe kulturës
Gjuha e Zeusit është gjuha e Skënderbeut
Njëjtë si e Aleksandrit të madh
Dhe mēsuesit të tij, Diogjenit
“Shko të shoh” – themi ende në shqip
Ashtu si i tha mësuesi Diogjen
Aleksandrit, nxënësit të tij
Deri kur duhet të presim
Të tjerët të na e shkruajnë historinë
Të na grabisin para syve
Prejardhjen dhe lashtësinë
Dy shtete shqiptare në mes të Ballkanit
Nuk janë gjendje t’i dalin zot vatanit
Armët e Skënderbeut i lashë shëndosh e mirë
Por vet Ai më la një amanet
Ta lëmë pas vetes si testament
“Mos i harroni armët e mia
Ato duhet të kthehen në vend
Aty ku është lavdia”.
13 shtator 2022.
Please follow and like us: