Albspirit

Media/News/Publishing

“PANAIRI VJESHTOR I LIBRIT AAB 2022”- PËRKUJTOHET JETA DHE VEPRA E SHKRIMTARIT ALI PODRIMJA

Në 80 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Ali Podrimja dhe 40 vjetorit të botimit të kryeveprës ‘’Lum Lumi’’, është vlerësuar kontributi i tij në fushën letrare duke çmuar veprat që ai ka lënë pas.

Në kuadër të Panirit Vjeshtor të Librit në Kolegjin AAB, është përkujtuar një nga kolosët e poezisë Ali Podrimja, derisa nga të ftuarit pati fjalë të mëdha, e mirënjohje për të. Në 40 vjetorin e botimit të kryeveprës së tij ‘’Lum Lumi’’, u vlerësua si mishërim i dhimbjes e sfidave që kishte kaluar shkrimtari, nga interpretues, miq e studiues të veprave të tij.

Profesori i Kolegjit AAB, Bujar Tafa që është marrë me interpretimin e librit poetik “Lum lumi” në librin e tij “Biografemat dhe idiografemat”, e cilësoi si vepër të jashtëzakonshme, duke shtuar se poetët e mëdhenj mbahen mend përmes veprave të tyre. Ai tha se fatin e tij të trishtë Podrimja e bëri të pavdekshëm përmes poezisë. Ndërsa, mikja e Ali Podrimjes e cila po merret me studimin e veprës “Lum lumi”, poetja Naime Beqiraj, tha se me këtë vepër autori kishe krijuar identitetin e vet poetar. Profesoresha e Kolegjit AAB, Ilire Zajmi, kujtoi takimin e fundit me Ali Podrimjen ku kishin marrë pjesë bashkë në festivalin e poezisë, dhe deri te momenti kur poeti u gjend i pajetë. Zajmi tha se si vetëm poetët si Podrimja kanë ditur të jetojnë dhe të vdesin siç vdiq ai.

Aktorët Shkëlzen Veseli dhe Xhejlane Tërbunja, interpretuan disa nga poezitë e veprës “Lum lumi”, të cilat emocionuan të pranishmit.

Shkrimtari Ali Podrimaj, është përjetësuar edhe në Kolegjin AAB, ku në emër të tij çdo vit ndahet çmimi ndërkombëtar për letërsi.

Please follow and like us: