Cikël poetik nga Avdush Canaj
PËLLUMBI I LIRISË
Në rrethojen ku shetisim
vizatova në beton
një pëllumb lirie.
S`di kah më pa gardiani
deshi të ma shkelë
me çizmën e robërisë,
Pëllumbi iku shpejt
e glasoi dy herë
në kapelën e zezë.
Unë mora dënimin
të mos më heqen prangat
as në gjumë.
(Burgu i Foçës, pranverë 1985).
PRINC I PLANETIT TË BUZËQESHJES
Vjershat s’i shkruaj si ti
në ndonjë letër,
as në kompjuter,
krejt diku tjetër.
Faqeve të pjeshkës,
te buzët e qershive,
nëpër qepalla fluturash,
në këmisha të kumrive.
Kaçurelave trëndafilesh
vargjet kanë hapsirë,
mes unazash kamomilesh
qeshin, ndjehen mirë!
Edhe në qerpikë dardhash,
edhe n`fustane pulëbardhash.
Jam princ i planetit të blertë,
e dinë gjithë shpendia,
me 77 numra celularësh
të dallëndysheve të mia!
VALËT
Valët i tregojnë bregut
përralla me muzikë uji
Bregu s‘përton
i shkruan në fletore algash
si detyrat e shtëpisë
t‘ia lexoj hënës kur zbret
t‘i lajë flokët e portokallta
Please follow and like us: