Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Secili nga ne është qenie unike…

“Secili nga ne është qenie unike. 7 miliard njerëz identifikohen nga vijat e ndryshme të gishtrinjëve. Andaj, 7 miliard dhunti dhe mrekulli mban toka” – Vlora Obertinca.
“Po të aplikon secili dhuntinë e vet, do ta kuptojë herët misionin e tij për të cilin ka ardhur në këtë jetë.
Unë e kam kuptuar herët, që misioni im në këtë jetë është t’i mësoj dhe t’i ndihmoj të tjerët, duke mos e menduar asnjëherë interesin personal apo përfitimin material, por gjithmonë duke menduar se çfarë mund të ofroj unë për popullin dhe vendim tim, si mund të shërbej dhe të kontribuoj në krijimin e vlerave intelektuale dhe profesionale e së fundmi edhe vlerave motivuese për njerëzit në shoqëri, vlera që nuk i trashëguam gjeneratë pas gjenerate. Por, nuk është kurrë vonë, që ne, së paku, të bëjmë diçka të shenjtë për pasardhësit tanë, diçka për të cilën do të përmendemi për të mirë dhe do të na e dinë për nder gjeneratat që do të vijnë pas.
Dihet se çdo moment i jetës që kalon, nuk kthehet më, andaj duhet të mësojmë se si të jetojmë të tashmen, sepse siç thotë Dalai Lama, dy gjëra nuk ekzistojnë në jetë, e djeshmja që ka kaluar dhe e ardhmja të cilën ende s’e kemi përjetuar. Andaj shijojeni ditën e sotme dhe momentin e tanishëm, sepse të jetuarit e momentit të tanishëm në lumturi, do të sjellë vazhdimisht momente të tjera të lumtura, gjegjësisht lumturi të pafundme…
Marrë nga libri i autores “Vera e shpirtit”
Please follow and like us: