Albspirit

Media/News/Publishing

ZAN PERRION: GRATË E HIJSHME…

Bajram Karabolli
Sofia Loren me nënën dhe motrën
Të gjithë burrave u tërheq vëmendjen një femër e zjarrtë që hyn në një sallë. Por, kur në sallë hyn një femër e bukur, u tërheq vëmendjen të gjitha grave (dhe pak burrave). Gratë, në mënyrë të fshehtë, admirojnë femrat e bukura. Nuk ka admirues më të mëdhenj se gratë ndaj femrave të bukura. Gratë vishen, zbukurohen apo përdorin rroba të shtrenjta, vetëm për gratë e tjera… dhe rrallë herë për burrat. Burrat nuk kanë fare interes për dizenjon e këpucëve, për veshjen apo çantën e grave. As që i vënë re. Mjafton që ajo të vezullojë. Fustani dhe këpucët ndërrohen.
Femrat e zjarrta janë të kapshme, ndërsa të bukurat shumë rrallë. Pse ndodh kështu? Sepse femrat e zjarrta kuptohen lehtë prej burrave; janë si një entitet i njohur. Burrat dinë ç’të bëjnë me to, ose më saktë, çfarë do t’u pëlqente të bënin me to. Femrat e zjarrta kanë një anë ballore dhe një anë të pasme. Tek ato nuk ka kurrfarë misteri. Ndërsa gratë e bukura janë komplekse, të thella, kanë një hir plot ngjyra, që i turbullojnë shumicën e burrave dhe, për pasojë, ata nuk dinë ç’të bëjnë me ato. Kësisoj, gratë e bukura janë ëmbëlsisht të largëta apo të pakapshme.
Please follow and like us: