FAKULTETI JURIDIK I KOLEGJIT AAB NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME UNIVERSITETIN SILESIA TË POLONISË
Dekani i Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, Veton Vula ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me universitetin Silesia në Katowice të Polonisë. Kjo marrëveshje përfshin bashkëpunimin akademik me interes të përbashkët, mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, projekte Erasmus, seminare, e konferenca shkencore. Kolegji AAB ka caktuar edhe koordinatorin e implementimit të kësaj marrëveshje që do jetë prof. Mensut Ademi, ndërsa njësoj kanë vepruar edhe nga universiteti Silesia.
Ky universitet ka premtuar se Kolegji AAB do jetë pjesë e Shkencës Evropiane, që do mbahet në vitin 2024.
Please follow and like us: