Albspirit

Media/News/Publishing

Nurie Emrullai: Kur zemra çan lëkura

Kur zemra çan lëkura
Prapa kodre
Dielli rri gati t’bëjë hije
gjithkund ku ka të çara,
brenda lisit,
brenda tokës,
brenda gurit,
brenda zemrës që çan lëkurat
e kërkon lirinë…
Do kisha dashur,
t’i arrnoj do plagë t’jetës,
me pak bukë e do shkronja,
nga ajo kaurth* që i varet
secilit lisi që rrit shtatin drejt…
E të lahen do padrejtësi
që shkakton vjeshta.
*kaurth- bar i egër (dëgë të holla) që u mbështillen lisave e nuk i lënë të rriten drejt.
Please follow and like us: