GJKKO konfiskon pasuritë e Ylli Ndroqit, pa moderatorët dhe analistët
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Ylli Ndroqit. Në njoftimin për mediet bëhet e ditur se GJKKO, vendosi konfiskimin e pasurive të Ylli Ndroqit (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe bashkëshortes së tij, Mimoza Ndroqi, pas akuzave të ngritura nga SPAK për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge në Turqi dhe në Itali. Ndroqi u akuzua nga SPAK “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” duke kërkuar sekuestrimin e 32 pasurive. SPAK ka argumentuar se duke u krahasuar vlera e këtyre pasurive me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se kjo vlerë nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme.
http://ata.gov.al/2022/11/03/gjkko-konfiskon-pasurite-e-ylli-ndroqit/