Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Isha si ti

 

Kundroja vargmale të thepisur

Rrëpira me brinjë të dala

Mbetesha pa frymë kur fluturonte shqiponja

Në kthetra shtrënguar

Prenë e kërkuar.

 

Kam qenë si ti

Herë e lumtur e herë e drobitur

Në beben e syrit shtrëngoja dritën

Putheshim e duheshim

E fjalët na ngatërroheshin

Sa herë flisnim si fëmijë.

 

Kam qënë dikur si ti

Të rrëmbeja e më rrëmbeje

Pa ditur ku shkonim

Pa ditur se humbnim

Se të gjeja e më gjeje

E vendi nuk mbetej bosh

As tek unë, as tek ti.

 

Kemi qënë dikur si ne

E sot nuk jam si ti

E sot nuk je si unë

Se koha nuk është si ne

Por koha jemi ne!

6 Nëntor 2022.

Please follow and like us: