DITA BOTËRORE E RADIOLOGJISË – KOLEGJI AAB OFRON KONTROLL FALAS PËR QYTETARËT NË PRISHTINË
Qytetarët në Prishtinë kanë rastin që sot në Ditën Botërore të Radiologjisë, të kryejnë një kontroll falas nga stafi profesional dhe studentët e Kolegjit AAB. Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, qytetarët morën edhe informata në lidhje me radiologjinë, ku plotësuan një pyetësor për të parë se sa janë të informuar në lidhje me këtë fushë.
Studentët nga Fakulteti i Radiologjisë të Kolegjit AAB, u dhanë udhëzime secilit prej tyre për kontrollin që ofrohej falas, si dhe për këtë program të Kolegjit AAB, ndërsa të interesuarit u shprehën tejet të kënaqur për iniciativën e ndërmarrë.
Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten për të kryer kontrollin falas deri në ora 16:30, ku do të priten nga infermierët dhe doktorët që ofrojnë këtë shërbim.