Albspirit

Media/News/Publishing

Hamit Aliaj: SKËNDERBETË TANË…

Skënderbetë tanë gati i kanë të gjitha:
Përkrenaren me brinat e dhisë,
Shpatat, me përmasat e asaj të Gjergjit në muze të Vjenës,
Veshjet mesjetare të luftës a ceremonive,
Kalin e porositur në hipodromet e Europës
Dhe turmat që i brohorasin logjeve të Arbnisë
Po për të qenë Skënderbe tamam
Duhen dy sulltanë për t’i mundur
Skënderbetë tanë shpallin sulltanë njëri – tjetrin,
Dhe i rrethojnë në Tiranë
Për të qenë Skënderbe i njëmendtë
Duhen ca principata
E mtonjësit për Skënderbe
Në principata e bajraqe e ndajnë Arbninë e dy Drinave
E pastaj bëjnë thirrje për bashkim
E sëfundi , për të qenë Skënderbe
Patjetër duhet një Mesjetë,
Mtonjësit për Skënderbe janë kthyesit e kohëve të vdekura
Mbrapsht i vërtitin akrepët e orëve,
Mesjeta pret jashtë te gardhi i oborreve…
……..
Luksembourg, 08.11.2022
Please follow and like us: