Albspirit

Media/News/Publishing

SHËNOHET DITA BOTËRORE E DIABETIT – STUDENTËT E INFERMIERISË TË KOLEGJIT AAB OFROJNË MATJEN E GLIKEMISË FALAS

Sot është shënuar dita botërore e diabetit, ndërsa studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, kanë ofruar falas matjen e glikemisë për studentët e interesuar.

Glikemia, që njihet si test për matjen e sheqerit në gjak, ofrohet edhe nesër në sheshin e Prishtinës nga studentët e Kolegjit AAB, duke filluar nga ora 09:00-13:00, në kuadër të organizimit të Drejtorisë së Shëndetësisë së Prishtinës për “Javën e Diabetit”.

Aktivitete të tilla nga ky fakultet shërbejnë për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe për t’i ndihmuar ata që të evidentojnë problemet e tyre shëndetësore.

Please follow and like us: