Albspirit

Media/News/Publishing

Mehmetali Rexhepi: Metastazat…

Kësaj teorie tejet egërshane

i Madhërishmi ende ia peshuaka mëdyshjet

pa peshore përt`i gjetur barin e shërimit

përmasës së tërbimit dhe të dehjeve

të dridhshme dhe me nota vajtimi lakoreve

por se si Dora e Madhërishme e Mbërthimit bëka sehir

duke mos ia parë faqet e cinizmit prej çdo ane

 

ç`prej se gjuhës i thuhej gluhë

qumështit klumsht

u dyndën lukuni prej stepave Karpalesh

barbarët sollën acaret siberiane

secilës dhomë të etnisë ua digjnin (j)organet

të mërdhijnët`u mpiksen mushkëritë

t’u binin mbi kokë çatitë

sindrome  të (vi)rusëve përgjatë gjithë hapësirës

dhe nuk i qasejt helbësisht asnjë klinikë e hiles

shërimit  prej  ethe-prurësve

për çdo natë për çdo ag

me gotë athtësie gjuha rrudhej

vetëm tkurrej e tkurreje

gjymtyrëve tona lënguese u këputej

një dorë, një krah, një këmbë, njëri sy dhe

i vetmi shteg vezullues u grabitej me duqet

 

kishte hyrë kaherë në mendje e në nerva

brejtësi  kancer (vi)rus

drapërinjve të tyre u thoshin “sërp”

derra zhgërryes secilës arë kallinjve të pjekur

ararëve sumbullat e djersëve u kristalizoheshin në breshër

gjymtyrët e Trupit po i degdisnin atje ku miza brente hekur

kobra prej kanceri, shumësi trajtash  në metastazë

klinikat e Evropës nuk e shëruan dot kancerin serb

në raportuar as edhe një herë nuk pushuan

tragjeditë e regjisorëve të teatrit absurd

 

miq

ndjesitë e shekujve na poqën nën saç sikur mish helli

 

që kur erdhën barbarë me arusha

fitila e zjarrvënie tym e temjan në male e fusha

djajtë e Qytetit të Bardhë shtinë në dorë Kutinë e Pandorës

stivuan stuhi të zeza

helmesh si sarinosecianid dhe llojeshtë tjera për shqip-njomën farë

barbarët  serbë kultivuan  në kisha e akademi djaj për breza

ligjëratash për rrjepje lëkurësh njerëzore me zhiletë

ngrehnin kështjella të gënjeshtrave prej qelqesh të tejdukshëm

gjithnjë  në shpirtra të njomë amalgamë zierjesh e shijesh çorbë kokash

me ikona idhujsh dhe ashtu si iu mor Mramorit Graçanica

i fshinin dhuntitë e etnisë me një “bisht” të zi të ngjitur nga prapanica

i dekoronin xhelatët për foshnjat e shpuara

ngrehur prej djepash në majë bajonetash

 

a  jeni shpirë njerëz të mpirë

si më gatoi gjeni i trungut tim të parë

pas ngjitjes shkallët e zbritjes në duart e atyre

pezull dhe rënie e lirë

plandosje prej lartësie  e besimit  të sedrës naive

përkatësie  sojit  qënë tryezë  të  shtron  zemër

dhe  zemrën  për gjysmë tandanë

po të mundnim Danubit t’ia kthenim rrjedhën në burim

assesi  t’ia bënim hilen atij rrotullimi një mega vërshim

gjithsesi  Drinin  do ta përpinte një shqiptar-ngrënës një Vulin

Danubi le të rrjedh rrjedhës së vjetër e t’ia shpie Detit të Zi

çorbën e pistë  të shtresuar të Qytetit të Zi

i kamufluar prore si Qytet i Bardhë

 

miq

nuk i shëron asnjë teori

metastazat e kancerit serb

mynxyrë e katandi në timen brendi

nën temperatura ethesh varg e vi

Trupi ilirisë  më  prehet  me sëpatë në cungun e thatë

Gjilan, nëntor 2022                                                                                                   

Please follow and like us: