Binak Kelmendi: Malli për vendlindje
Shpesh, shumë shpesh
Më merr malli për vendlindje
Dhe me vrap pele shkoj atje
Në Bogën e Babës
E në Llabjanin e tij
Pjesë e shpirtit dhe e vegimit tim
Haxhajt e Nan’s dhe Ruhotin e saj
Sa kaherë s’i kam parë
Gjimnazi në Pejë
Dhe në Klinë
Filozofiku dhe ‘Rilindja’
Në Prishtinë
Mirazhe
Me Seinën në Paris
Kolazhe
Dhe pastaj me vrap pele
Ik nga të gjitha
Harresa më regj me hitha
Në ndalimet pa stacione.
Please follow and like us: