Albspirit

Media/News/Publishing

Kolegji AAB organizon trajnim pa pagesë për studentë në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office

Qendra e Karrierës së Kolegjit AAB organizon trajnim pa pagesë për studentët për zhvillimin e shkathtësive në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office.

Kjo pako e këtij trajnimi do përmbajë:

·         MS Word,

·         MS Excel,

·         MS PowerPoint,

·         MS Access.

Qëllimi i këtij trajnimi është që studenti t’i siguroj njohuri të domosdoshme, me të cilat do të mundet t’i përcjell informacionet duke shfrytëzuar teknologjitë ekzistuese bashkëkohore. Trajnimi zgjat 3 javë dhe do mbahet në laboratorët e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB.

Për të siguruar vendin tuaj, regjistrimin duhet ta bëni në emailin: gresa.makolli@aab-edu.net deri më 30 nëntor 2022.

Please follow and like us: