Albspirit

Media/News/Publishing

Rita Ora, mesazh mirënjohje në ditëlindjen e saj!

Ndihem shumë mirënjohës sot. Faleminderit @postakosova për surprizën e veçantë të bukur për ditëlindjen time. Më kanë nderuar e një pullë zyrtare postare (Në rast se doni fytyrën time në të gjithë postën tuaj) jam e lumtur dhe e nderuar të jem së bashku me gjyshin tim #BesimSahatciu i cili u vlerësua njësoj për kontributin e tij në Art dhe Filma. Më vjen shumë keq që nuk jam në gjendje të jem atje dhe ta marr këtë personalisht, për shkak të angazhimeve në punë, por kur të mundem do të jem e sigurt që të vij t’ju vizitoj dhe të tregoj vlerësimin tim! Faleminderit! Dhe të gjithëve ju falënderoj për të gjitha urimet e ditëlindjes sime. Jam shumë me fat që kam fansat më të mirë, miq dhe familje. Mezi pres t’ju tregoj të gjithëve se çfarë kam punuar. Sillni 2023! Shikoje këtë hapësirë! Ju dua!

Please follow and like us: