Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Heshtja ime flet për mijëra fjalë

 

 

Të shikoj në sy

duke mos qenë në gjendje të flasë.

Diçka më ka ngecur në fyt,

nuk mund të them më asnjë fjalë.

Heshtja ime flet për mijëra,

duke të kërkuar ndihmë,

për të gërmuar ato fjalë dashurie,

që janë varrosur thellë në shpirt.

A ka ndonjë mënyrë për të më nxjerrë jashtë

sepse po digjem si qiriri flakë,

vëre dorën në zemrën time

për të kuptuar këtë zjarr.

Ka një gjuhë zemre,

që vështirë se dikush e kupton

vetëm kur prek akordin e duhur,

hap dyert e qiejve hyjnorë.

Një zemër e dashur duhet ushqyer e përkëdhelur me dashuri

nëse arrin në kohën e duhur

mund të kalosh

në një dimension tjetër për mrekulli.

Aty ku ëndrrën tënde

e jeton në përjetësi.

11. 07. 2022.

Please follow and like us: