Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: MARSHON SHQIPNIA KOMUNISTE DREJT ZHDUKJES

 

 

Dhjetori 1990 mbetet dhe do jetë një muej shumë i randsishëm në historinë e Shqipnisë, në rrugën e gjatë dhe të vështirë për arritjen e dy parullave kryesore të mitingjeve të rinisë s’ asaj kohë: “Liri Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Shteti ma i mbrapambetun i Europës dhe fatkeqësisht gjithnjë jashta saj. Lidhjet e vjetra me Lindjen prej kohës së Esad Pashës, Ahmet Zogut dhe që u trashiguene tue u sterforcue edhe ma shumë nga aventurieri Ever Hoxha, që caktoi shoku Tito e, pasues Stalini. Tue mos harrue asnjëherë Mao Ce Dunin, themeluesin e “Revolucionit Ideologjik e Kultural të 1967”, kur Shqipnia u shpall “i vetmi shtet ateist në botë” dhe që u pasue nga skilja anadollake Ramiz Alia, me koburen Nexhmije Hoxha dhe na sollen në krye të shtetit shqiptar, një nga “Rilindasit e komnizmit” kryem… Edvin Ramën, që tue kuadrue Shqipninë në “Balkanin e Hupun”, realizoi “largimin e Rinisë Shqiptare nga Atdheu” dhe “rikthei vorfninë e tejskajshme”, tue u vendosë në krye të listës së shteteve ma të mbrapambetuna t’ Europës në shekullin XXI. Aty ku sundon korrupsioni, imoraliteti, hajnia, pabesia, vllavrasja, urrejtja, shfarosja, fanatizmi,  paburrnia, ateizmi, shpërdorimi i detyrës, injoranca, mendjemadhsia, kapadaillëku, trafikantët e drogës, shkatrruesit e monumenteve, brutaliteti.

E gati harrova: Shkatrrimtarët e vërtetë të Shtetit Shqiptar “Komunistët e Rilindur”: Rruga e sigurtë e forcimit Tiranës orientale sllavo-bolshevike.

Turpi i Europës e tue dijtë mirë se: “Kjo asht Shqipnia e t’ Madhit Gjergj Gjon Kastriotit – Skënderbeut dhe Nanë Terezës së Madhe Botnore!

Shqiptarë! Kurrë mos e harroni porosinë e Papës Gjon Pali i II “per drogen”! 

Melbourne, 28 Nandor 2022.

Please follow and like us: