Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: ERDHI KOHA E NDRYSHIMEVE!

 

 

 

EUROPË ! Ndër lulishtat Tua Ju keni Gjergj Kastriotit tonë, të Madhin dhe të Pavdekshmin Skënderbe. Besoj se ju nuk e keni vue Até ndër qytetet tua, për me u knaqë me erën e luleve Tua të kandshme aqsa edhe të bukra?!

Kanë kalue 32 vjet tue pritë Lirinë! E deri kur shqiptarët do të vazhdojnë me drapën në qafë e çekiç mbi kokë, ashtusi dishrojnë sunduesit hajdutë e komunista që kanë frenat e shtetit ndër duert’ e tyne? Deri kur halabakët e asaj të shkretes Shqipni, tue u tallë e tue shpopullue atë Shqipni të asaj së Madhes Nanë Terezë, që foli me zemër në dorë ”per Dashuninë që duhet të kemi na për të gjithë Ju”? A nuk jemi na të bijt’ e asaj Shqipni që mbas sa e sa shekujsh robni, kemi fitue Pamvarsinë në 1912, pa na ndihmue askush?

E po të shkruhen sot të gjithë emnat e atyne Heronjve që kanë dhanë jeten per Liri të Atdheut, jam i sigurt se do të kishin pyet të gjithë europianët e të gjithë vendeve Tua: “Atëherë, pse Adriatikut nuk i thonë Deti i Gjakut”?

E deri kur do të presin shqiptarët që ”Lirinë dhe Demokracinë” në trojet e Atdheut tonë, do ta sjellin “i rilinduri që ka mbushur xhepat” Edi Rama?

EUROPË! Tregoi botës se je me të vërtetë ajo që e do me zemër Shqipninë!

            Melbourne, 29 Nandor 2022.

Please follow and like us: