Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Asnjëherë mos lëndoni njerëz të pafajshëm!

“Karma është udhëtimi i çdo mendimi dhe veprimi tonë, destinacioni i fundit të të cilit jemi ne”, Vlora Obertinca.
“Shpeshherë mendojmë që gjërat e fshehta nuk zbulohen kurrë. Madje thënë më mirë, mendojmë se atë që ia bëjmë dikujt si për mirë ashtu edhe për keq, nuk kthehet tek ne.
Asgjë nuk mbetet sekret, sepse duhet barazuar ligji universal i marrjes dhe dhënies së barabartë e me këtë barazohet edhe Karma.
Madje, edhe takimet e rëndomta me njerëz të panjohur, mund të rezultojnë në bekim. Ata njerëz vihen nga Universi me synim për rrugëtimin tonë, për të na zgjuar nga gjumi i thellë, për të na ndihmuar të barazojmë Karmën, gjegjësisht të ndahet drejtësia që na takon.
Këta njerëz, ndër tjera janë vënë për të na ndihmuar edhe në shërim shpirtëror, sepse kur Karma godet dhimbjet lënë vrragë të thella në shpirt.
Mundohuni që gjatë rrugëtimit jetësor mos të lëndoni njerëz të pafajshëm, posaçërisht jo ata të cilët kanë qenë gjithmonë për ju aty dhe ju kanë dhuruar dashuri pa kushte në momentet më të vështira të jetës. Njerëzit e tillë janë të rrallë, andaj ruani si sytë e ballit sepse energjia e tyre është shëruese.
Andaj, mendoni dhe dëshironi secilit vetëm të mirën. Kjo sepse, Universi është i organizuar në përpikmëri në ndarjen e barabartë të energjisë, aq sa japim aq marrim, atë që ia bëjmë dikujt, atë tanimë ia kemi bërë vetvetes”.
Fragment nga libri “Vera e shpirtit” i aurores Vlora Obertinca.
Please follow and like us: