KOLEGJI AAB NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME SHOQATËN PROFESIONALE TË INFORMATICIENTËVE TË KOSOVËS (SHPIK)
Rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Bujar Demjaha ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Profesionale të Informaticientëve të Kosovës (SHPIK), e përfaqësuar nga Bekim Kasumi. Në këtë marrëveshje bashkëpunimi synohet ofrimi i ndihmës për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB në ngritjen e shkathtësive digjitale dhe atyre të ndërmarrësisë e inovacionit.
Gjithashtu kjo marrëveshje ka për qëllim ofrimin e ndihmës akademike, logjistike dhe profesionale nga Kolegji AAB, për të rinjtë që marrin pjesë në programet e mentorimit dhe trajnimit të SHPIK.
Në këtë mënyrë studentët e Kolegjit AAB, kanë mundësinë të ndërlidhen në tregun e punës duke marrë pjesë në trajnime profesionale që ndihmojnë ata në zhvillimin e aftësive profesionale.